Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick beson se bordi nuk duhet të kërkojë të rinovojë kontratën me Paul Pogban.
Marrëveshja e mesfushorit francez skadon në fund të sezonit dhe bordi po i ofron kushte të reja.
Megjithatë, “Guardian” raporton se Ragnick beson se United duhet të lejojë që Pogba të përfundojë marrëveshjen e tij dhe të largohet në qershor.
Gjermani nuk ka mbetur i impresionuar nga sjellja e Pogbas pasi ai është rikuperuar nga lëndimi i fundit.
Ai gjithashtu beson se drejtorët e United nuk duhet të lejojnë agjentin e Pogbas, Mino Raiola që vazhdimisht të reklamojë mesfushorin te klubet e tjera përmes shtypit.
Pogba ka luajtur nëntë ndeshje në Premier League këtë sezon, duke dhënë shtatë asistime./Arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...