Mesfushori i Barcelonës, Rafinha është duke shqyrtuar ofertën nga Arsenali.
24-vjeçari raportohet se nuk është i kënaqur me kohën e tij në fushë te skuadra në Camp Nou dhe është duke menduar largimin nga klubi këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Manchester United nuk heq dorë plotësisht nga Adnan Januzaj
Kanali televiziv ‘ESPN Brazil’ raporton që mesfushori ka pranuar një ofertë nga skuadra e trajnerit Arsene Wenger. Në fillim të javës, ‘Marca’ pretendoi që Rafinha është i interesuar që t’i bashkohet Arsenalit dhe beson që ky klub do të jetë vendi i preferuar i tij për zhvillim.
Braziliani raportohet se vlen 30 milionë euro, por Barcelona është duke menduar të shfrytëzoj lojtarin në mënyrë për të arritur nënshkrimin me Hector Bellerinin.
Rafinha ka bërë vetëm 16 paraqitje gjatë gjithë kompeticioneve sezonin e kaluar dhe pritet të mungoj gjithashtu në fillim të sezonit të ri për shkak të një lëndimi që pësoi në gju.
Lexo edhe: Barcelona humb lojtarin më të mirë të skuadrës (FOTO)
Braziliani është në gjendje të luaj në qendër të mesfushës dhe në krahun e majtë të mbrojtjes./arbresh.info
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës