Mbrojtësi i krahut të djathtë te Bayern Munichu, Rafinha ka zbuluar se ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar Napolit verën e kaluar.
Rafinha ka luajtur nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit gjatë sezonit 2016/17 dhe braziliani pretendon se mund të ketë ndjekur trajnerin te Napoli, transmeton portali arbresh.info.
“Kam dëgjuar shpesh nga Carletto”, ka thënë Ale Oliveira në një intervistë në YouTube. “Ne kemi shkëmbyer disa mesazhe. E admiroj dhe respektoj shumë zotëri Ancelottin. Ai më ftoi për të shkuar te Napoli”
“Ai më ka thirrur disa herë gjatë pushimeve dhe më ka thënë ‘Rafa, a po vjen te Napoli?'”
“Por unë nuk e kam ndjerë këtë për shkak të besnikërisë nga Bayern Munichu. Unë sapo kisha nënshkruar një kontratë të re me gjermanët dhe nuk më dukej gjë e duhur”
“Kam pasur një vit e gjysmë të mirë me Ancelottin dhe jam shumë i afërt me të”
33-vjeçari ka luajtur në Itali më parë duke shpenzuar sezonin 2010/11 te Genoa./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...