Rafinha, i cili është huazuar në Inter nga Barcelona, dëshiron të qëndrojë te gjiganti italian dhe aktualisht është duke mësuar gjuhen italiane.
25-vjeçari iu bashkua skuadrës në Serie A në janar për një marrëveshje në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit dhe që nga atëherë ka bërë 10 paraqitje për skuadrën e Luciano Spalletit, transmeton portali arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur këtu, gjithçka është duke shkuar mirë”, ka thënë fillimisht Rafinha. “Unë jam duke luajtur dhe kjo është e rëndësishme sepse më lejon të rritem dhe të gjej ritmin e duhur për të arritur në top nivel”
“Kam qenë i sigurt që nga dita e parë, Interi është një skuadër e mrekullueshme dhe ne kemi shans për të arritur qëllimin tonë [Ligën e Kampionëve]”
“Jam duke mësuar gjuhen italiane, dua të qëndroj këtu. Ndihem këtu si në shtëpi dhe jam i lumtur”
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...