Rafael Nadal mundi 3-0 (6-3, 6-3 dhe 6-4) afrikano-jugorin Kevin Anderson në finalen e US Open, për të fituar titullin e 16 Grand Slam në karrierë.
Tenisti spanjoll nuk i la asnjë mundësi surprizës së turneut amerikan, i cili përfitoi nga mungesa e Djokovic, Murray dhe Wawrinka për të shkuar deri në finalen e madhe.
Ky është titulli i tretë për Nadal në US Open dhe i dyti Grand Slam i vitit, pas suksesit në Roland Garros.
Në total, numri 1 i tenisit për meshkuj ka fituar 10 Roland Garros, 2 Wimbledon, 3 US Open dhe 1 Australian Open.
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...
Për tri ditë rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkul...
Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi për fillimin e...
Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës