Rafael Nadal i ka dërguar mesazh privat Roger Federerit

22:58 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Tensieri spanjoll, Rafael Nadal ka zbuluar se i ka dërguar një mesazh privat, Roger Federerit, për t’ia uruar fitimin e grand slamit të 20 në karrierë.

Numri një i botës në tenis ishte detyruar të tërhiqet nga gara gjatë çerekfinales me tensierin kroat, Marin Cilic, dhe ka pranuar se ka lavdëruar 36 vjeçarin jashtë sferës së publikut, pasi ai këtë bën gjithmonë për personat që i njeh mirë.

Federer u bë tensieri i katërt (mashkull-femër) që fiton 20 grand slams, dhe se është i vetëmi yll që e ka arritur këtë në formatin me pesë sete të luajtura.

Roger Federer mposhti Marin Cilic në finale të Australia Open, për ta fituar grand slamin e 20

 

Nadal ka 16 grand slams të fituara, i ka dërguar një mesazh privat rivalit të tij të përbetuar për ta uruar atë.

“Unë e urova atë përmes një mesazhi privat”, zbuloi Nadal këtë në pyetje dhe përgjigje në rrjetin social Twitter.

“Personat që i njoh, i uroj më shumë privat se sa në publik”, shtoi spanjolli.

Me fitimin e Australia Open, tenisieri zviceran Roger Federer mund të rikthehet në pozitën e parë si tenisieri më i mirë në botë, për herë të parë që nga tetori i vitit 2012 dhe ka ngushtuar difirencën me pikë me Nadalin në vetëm 155 pikë.

Nëse Nadal dështon të rikthehet nga lëndimi për turneu e Acapulco, që fillon në fund të këtij mauji, atëherë Federer do të renditet në pozitën e parë. /arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme