Tenisieri spanjoll, Rafael Nadal është larguar nga ATP pas humbjës së hënës nga David Goffin.
Numri një i botës ishte i dyshimtë për të marrë pjesë në fundin e sezonit por ai ja doli, por lëndimi i gjurit ishte i vështirë për t’u shëruar në kohë të shkurtë.
Nadal luftoi deri në momentet e fundit kundër numrit 8 të botës, Goffin, por lëndimi i gjurit është duke i shkaktuar probleme qysh nga finalja kundër Roger Federer në finalen e Shanghait.
Pas ndeshjes, spanjolli deklaroi se sezoni i tij ka mbaruar.
“Unë jam larguar, sezoni im ka mbaruar”, tha Nadal pas ndeshjes.
“Une e kisha përkushtimin ndaj garës, ndaj qytetit, ndaj vetës. Unë e provova më të mirën, unë bëra gjërat që duhet bërë për të qenë i gatshëm të luash”, shtoi tenisti numër një i botës.
“Por, a jam me të vërtëtë i gatshëm të luaj? Unë me të vërtëtë luftova gjatë ndeshjes por e dija se kjo ishte ndeshje e fundit e sezonit dhe kështu do jetë. Nuk është vendim, është dhimbje, nuk kisha fuqi për të vazhduar ndeshjen, e provova por me të vërtetë isha mrekulli që isha afër fitimit të ndeshjes”, përfundoi Nadal
. /arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...