Radja Nainggolan nuk është pjesë e skuadrës së Interit për derbin e madh kundër Juventusit.
Mesfushori belg nuk do të jetë i pranishëm në ‘Derby d’Italia’ kundër “Zonjës së Vjetër” mbrëmjen e së premtes, por Sime Vrsaljko është i gatshëm, transmeton portali arbresh.info.
Nainggolan u lëndua gjatë ndeshjes kundër Tottenham Hotspurit në UEFA Ligë të Kampionëve dhe që nga atëherë është pritur të mungojë gjithashtu edhe në ndeshjen e nesërme.
Këtë mbrëmje, trajneri Luciano Spalletti ka publikuar skuadrën e tij të plotë në dispozicion dhe Nainggolan nuk ishte i përfshirë, ndërsa qendërmbrojtësi Sime Vrsaljko ka qenë i përfshirë.
Ndeshja në Torino fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Skuadra e Interit kundër Juventusit: Handanovic, Padelli, Berni, Vrsaljko, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Vecino, Joao Mario, Borja Valero, Perisic, Brozovic, Icardi, Lautaro Martinez, Keita Balde, Politano, Candreva
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...