Kanë nisur bisedimet mes përfaqësuesve të Lionel Messit dhe drejtuesve të Manchester City, për kalimin e superyllit argjentinas në Etihad, sipas RAC1, radios katalonase.
Messi e tronditi Barçën dhe botën e futbollit të martën kur e njoftoi bordin e klubit se ka për qëllim të largohet këtë verë, pavarësisht se ka marrëveshje me klubin për të qëndruar deri në verën e vitit 2021.
Një ditë më vonë, babai dhe njëkohësisht menaxheri i Messit, Jorge Messi, i ka nisur bisedimet me Ferran Soriano, shefin ekzekutiv të Manchester City dhe dikur zëvendëspresidentin e Barcelonës.
Sipas radios me bazë në Barcelonë, Messi do të nënshkruajë kontratë trivjeçare me gjigantin anglez, me pagë vjetore të ngjashme si në Barçë, rreth 100 milionë euro bruto.
Për më tepër, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron që Guardiola të mbetet trajner i tij në tri vjetët në vazhdim.
Përveç City, në garë për Messin thuhet të jenë edhe Interi dhe Paris Saint-Germain.
Në marrëveshjen e Messit me Barçën ekziston një klauzolë që ia mundëson atij largimin si lojtar i lirë çdo vit. Por për ta arritur këtë, argjentinasi duhet ta njoftojë klubin nga muaji maj deri në qershor, gjë që ai nuk e ka bërë.
Por këshilltarët ligjorë të 33-vjeçarit argumentojnë se afati kohor i klauzolës duhet të shtyhet në përputhje me shtyrjen e sezonit, i cili përfundoi pas finales në Ligën e Kampionëve mes Bayern Munich dhe PSG më 23 gusht. /Gazeta Express/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...