Radamel Falcao e nis me gol në Turqi, fillojnë krahasimet me Vedat Muriqin

23:15 | 13 Shtator 2019
Arbresh Info

Radamel Falcao e ka nisur mirë aventurën te Galatasaray, ku e shënoi golin e fitores për 1-0 ndaj Kasimpasas, duke ia dhuruar tri pikë të rëndësishme ekipit të tij.

Falcao shënoi gol pas 38 minutash debutim, duke i dhënë fitoren e dytë “luanëve” në këtë edicion pas katër xhiros.

Gjithsesi në minutën 84’, sulmuesi kolumbian pati një tjetër shans të artë, ku nuk arriti të shënojë.

https://twitter.com/ustasizusta/status/1172576844970975232

Tashmë kanë filluar krahasimet mes Falcoas dhe sulmuesit shqiptar të Fenerbaces, Vedat Muriqit.

Madje një tifoz turk, ka kërkuar që të mos e krahsojnë shqiptarin me kolumbianin, pasi lojtari ynë qëndron më lartë.

“Për muaj me radhë është bërë krahasimi i Falcao me Vedat Muriqin. Seriozisht ka qenë një gabim”, ka shkruar ai.

https://twitter.com/atavratdeyvid/status/1172590910078685184

Muriqi i ka shënuar dy gola në tri ndeshje për Fenerbahcen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme