Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët për Rrethin e Tretë Parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.
“Dardanet” ndodhen në Grupin H, së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën.
Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci, e ka pranuar se ndeshjet do të jenë të vështira, por është optimist.
“Shorti ka qenë relativisht i favorshëm, pasi ka pasur kombëtare shumë më të forta, duke theksuar Kombëtaren e Kroacisë. Ka një kohë që kemi filluar përgatitjet dhe pas hedhjes së shortit do t’i përvishemi punës dhe në këto kualifikime të hyjmë me synime të qarta. Synimet tona janë të qarta. Të fitojmë Grupin dhe të kalojmë në fazën kualifikuese të EuroBasket 2025. Ky rrugëtim nuk do të jetë i lehtë, por as i pamundur”, ka thënë ai për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Dy ndeshje do të zhvillohen si vendas dhe dy si mysafirë.
Fituesi i secilit prej katër grupeve gjithsej do të kualifikohet në Rrethin e Dytë Parakualifikues 2025, ndërsa datat e ndeshjeve shumë shpejt do të bëhen të ditura.
Kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë me Zvicrën, ndërsa me danezët jemi përballur së fundi, ku Dardanët kanë një fitore 78:73 dhe një humbje 105:71./Arbresh.info/
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...