Adrien Rabiot ka thënë se Cristiano Ronaldo po e ndihmon atë të përmirësohet te kampionët e Serie A , teksa përshëndeti ndikimin e superyllit të Juventusit.
Rabiot po përgatitet për debutimin e së shtunës në ligë me Juventusin kundër Parmas pasi u bashkua si transferim i lirë nga Paris Saint-Germain këtë verë.
Pasi u vendos në Torino, mesfushori francez vlerësoi shokun e skuadrës së Juventusit dhe pesë herë fituesin e Topit të Artë, Ronaldo.
“Kam luajtur shumë gjatë kësaj vere, sepse më duhej të adaptohem me ekipin”, ka thënë fillimisht Rabiot për Sky Sport 24.
“Jam duke arritur të krijoj një afinitet të shkëlqyeshëm me Cristiano Ronaldon, sepse ai gjithashtu luan në të majtë. Trajnimi me të më lejon të përmirësoj veten shumë dhe prania e tij është shumë e mirë për grupin”
“Torino është i ndryshe nga Parisi. Është më i vogël, por është një qytet i bukur. Po e gjej veten të qetë dhe kam arritur të adaptohem mirë, gjë që është shumë e rëndësishme për atë që mund të jap më pas në fushë”.
“Personalisht, mezi pres që të fillojë këtë aventurë. Ndihem mirë, kemi punuar shumë gjatë kësaj vere, por jemi gati për këtë takim”.
“Me Parman do të jetë e vështirë, sepse ne jemi skuadra për t’u mposhtur, dhe të gjithë do të japin gjithmonë më të mirën kundër nesh, por ne kemi besim”, përfundoi francezi.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...