Google ADS

Rabiot pas fitores ndaj Romës: Titulli është një objektiv i imi dhe i shokëve të mi

12:31 | 31 Dhjetor 2023
D.H

Adrien Rabiot është njeiu i ndeshjes në fitoren e  Juventusit ndaj Romës.

Me golin e tij në fillim të pjesës së dytë u dha tre pikët bardhezinjve, të cilët tani janë vetëm 2 pikë larg Interit që kryeson tabelën e Serie A.

Pas ndeshjes ai foli për synimin e Juventus këtë sezon që është titulli kampion.

“Pamë ndeshjen e Interit të premten dhe e dinim që ishte një mundësi mjaft e mirë për t’u afruar me ta. Nuk mund ta fshihemi më. Titulli është një objektiv i imi dhe i shokëve të mi. Duam të fitojmë dhe e dimë që kemi shumë mundësi t’ia dalim”, u shpreh francezi.

I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, Rabiot preferoi të mos komentojë, duke u shprehur se do të diskutojë me drejtuesit në javët e ardhshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme