Adrien Rabiot iu bashkua Juventusit verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Paris Saint Germain, por pas vetëm një sezoni me fanellën bardhezi, duket se kërkon të largohet edhe nga Torino.
Gjatë këtij sezoni me fanellën bardhezi, mesfushori francez ka luajtur vetëm 17 takime, një pjesë të mirë të të cilave i ka nisur nga pankina dhe ka marrë vetëm pak minuta, ndërsa duket qartë që nuk shihet si zgjidhje e parë e Sarrit.
Pikërisht për këtë arsye, Rabiot ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të pranojnë ofertat në drejtim të tij, pasi dëshiron të transferohet në një skuadër ku të mund të luajë rregullisht dhe të provojë të fitojë një vend për Europianin e vitit të ardhshëm.
Pikërisht me dëshirën për t’u larguar duket se lidhet edhe fakti që mesfushori francez nuk është kthyer ende në Torino për të rinisur stërvitjen, pasi duket se e ka ndarë mendjen për t’i dhënë fund bashkëpunimit me Juventusin.
Për 25-vjeçarin francez interesohen skuadrat angleze si Manchester United dhe Everton, me Carlo Ancelottin që sheh Rabiot si njeriun e duhur për të hedhur themelet e një skuadre të konkurruese në Premier League.
Megjithatë, ndonëse shpenzuan vetë një komision prej 10 milionë eurosh për të marrë mesfushorin verën e kaluar, te Juventusi nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kartoni i tij pa një shifër prej 40 milionë eurosh në këmbim.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...