Adrien Rabiot dhe Marco Verratti janë duke u konsideruar si opsione nga Barcelona si përforcime të merkatos së dimrit, për të kompensuar mungesën e “fantazistit”, Gavi.
Gavi ka humbur sezonin pas lwndimit qw ka marrw nw ndeshjen e Spanjws ndaj Gjeorgjisw, shkruan Arbresh.info.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Adrien Rabiot dhe Marco Verratti janë dy objektivat kryesorë të “Blaugranave” për t’iu bashkuar skuadrës në janar.
Kwta dy lojtarw pëlqehen shumë nga tekniku spanjoll.
I pari në listë është Rabiot, me kontratën e francezit, me “Bardhezinjtë” e Juventus, që përfundon në fund të këtij sezoni, mirëpo “Zonja e Vjetër” nuk është e gatshme të huazojë apo të shesë mund të jetë shumë i ndërlikuar.
Në krahun tjetër është mesfushori italian, Marco Verratti, me italianin, që verën e kaluar u largua nga Paris Saint-Germain, ku ishte për 11 vite, dhe iu bashkua skuadrës së Katarit, Al Arabi, për shifrën e 45 milionë eurove dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse klubi i Lindjes së Mesme do të jetë i gatshëm ta huazojë lojtarin vetëm gjashtë muaj pas nënshkrimit të tij./Arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...