Google ADS

Ra pa ndjenja në fushë, Fiorentina njofton për gjendjen shëndetësore të Boves

20:58 | 1 Dhjetor 2024
D.H

Futbollisti i Fiorentinës, Edoardo Bove ra pa ndjenja në fushë në sfidën me Interin dhe menjëherë u dërgua në spital pasi sihte në gjendje të rëndë.

Për fat të mirë aktualisht ai ka kaluar rrezikun për jetë dhe është duke u trajtuar në spital, shkruan Arbresh.info.

Disa minuta më parë me komunikatë zyrtare për gjendjen e lojtarit ka dal edhe klubi i Fiorentinës.

“Bove mbërriti në gjendje të qëndrueshme hemodinamike dhe testet e para kardiologjike dhe neurologjike kanë përjashtuar dëmtime akute të sistemit nervor qendror dhe sistemit kardiopulmonar. Edoardo Bove do të rivlerësohet brenda 24 orëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e “Violas”.

Bove është 22-vjeçar dhe këtë sezon është transferuar nga Roma tek Fiorentina.

Kujtojmë se ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit është pezulluar dhe do të luhet në një ditë tjetër./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme