Google ADS

Quique Setién: “Nuk ndihem i sinjalizuar pas fjalëve të Messit”

13:56 | 18 Korrik 2020
A. B.

Pas humbjes në Camp Nou, dhe humbjes së titullit edhe matematikisht, pasi Real Madridi u shpall kampion – Lionel Messi ishte shumë i ashpër për situatën në klub.

Lidhur me këtë është pyetur edhe trajneri, Quique Setién, para ndeshjes së fundit në La Liga me Alavesin.

Raportohet se ai i ka ditët e numëruara në stolin e Barcelonës dhe se reagimi i Messit vetëm sa dha sinjale se nuk e duan më Setienin.

“Messi? Nuk ndihem i sinjalizuar. Është e vërtetë se nëse luajmë si në disa ndeshjet e funit s’do të fitojmë asgjë, por gjithashtu kemi bërë edhe paraqitje të mira”, u shpreh ai.

“Nëse luajmë sikur kundër Villarreal jam i sigurt se ka shanse të fitojmë Champions Leaguen”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme