Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka kërkuar nga bordi ta rikthejë në skuadër mesfushorin ofansiv, Philippe Coutinho.
Coutinho është huazim te Bayern Munich me mundësi blerje në fund të sezonit për 120 milionë euro, por raportimet thonë se gjiganti gjerman nuk do e aktivizojë këtë mundësi, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sport, Setien e do Coutinhon në skuadër pasi beson se braziliani do këtë rol të rëndësishëm në formacionin e parë.
Më herët tekniku spanjoll ka thënë për Coutinhon se është lojtar shumë interesant, andaj thuhet se me patjetër e do lojtarin në “Camp Nou”.
Pos Coutinhos, Barcelona synon ta rikthejë sulmuesin, Neymar nga PSG dhe transferimin e Lautaro Martinez nga Inter, ndërsa pritet largimi i Ousmane Dembele.
Shumë të interesuar për Coutinhon mbesin Chelsea e Tottenham./arbresh.info.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...