Quique Setien e konfirmon se Barcelona është në kërkim për sulmues, Aubameyang i prinë listës

09:22 | 22 Janar 2020
Arbresh Info

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien ka konfirmuar se klubi dëshiron të transferojë një sulmues në afatin e janarit.

I pari në listën e kampionit të Spanjës është sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton portali arbresh.info.

Ka raportime që sulmuesi me prejardhje nga Gaboni do huazohet në “Camp Nou”, sepse shihet si zëvendësimi adekuat i Luis Suarez.

Quique për Sport ka thënë se janë në bisedime, por nuk ka asgjë konkrete.

“Është e vërtetë që jemi duke biseduar për këtë gjë. Por, duhet të mos shpejtojmë”

Problemi kryesor është te “Topçintjë”, pasi klubi anglez nuk dëshiron ta largojë lojtarin i cili ka rolin kryesor në skuadër.

Pos Aubameyang, në listë është edhe sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero dhe i RB Leipzig, Timo Werner./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme