Ylli i Sampdorias, Fabio Quagliarella ka barazuar rekordin 25-vjeçar të Gabriel Batistutas duke shënuar 11 gola radhazi në Serie A.
Sulmuesi e arriti këtë vetëm disa ditë pas ditëlindjes së tij të 36-të që ishte të enjten, transmeton portali arbresh.info.
Quagliogola realizoi në fillim të ndeshjes mbrëmjen e sotme (e shtunë) në Marassi nga pika e bardhë.
Btistuta kishte gjetur rrjetën në 11 xhirot e tij të para në sezonin 1994/95 për Fiorentinan. Megjithatë, Quagliarella ka shënuar në 11 paraqitjet e tij të fundit në Serie A sepse në fillim të edicionit qëndroi në një ndeshje në bankinë.
Veterani nuk ishte i përfshirë në disfatën 4 me 1 kundër Romas më 11 nëntor.
Sidoqoftë, ai ka shënuar 13 gola gjatë 11 ndeshjeve dhe ndeshjet me Udinesen janë duke vazhduar ende./arbresh.info/
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...