Tottenham nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Southampton.
Spurs barazuan me rezultat 1 – 1, edhe pse Southampton kishte vetëm 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 39-të.
Southampton kaloi fillimisht në epërsi përmes Ward-Prowse që realizoi një supergol në stilin vollej në minutën e 25-të.
Por, gjërat për Southampton u vështirësuan kur Salisu u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë dhe shkaktoi një penallti në minutën e 39-të.
Nga pika e bardhë ishte i pagabueshëm sulmuesi Harry Kane që barazoi rezultatin në minutën 41-të.
Tottenham arriti të shënoi edhe dy herë të tjera, një herë përmes Kane në minutën e 53-të, pastaj edhe përmes Doherty, mirëpo u anuluan për pozitë jashtë loje.
Ylli shqiptar Armando Broja u inkuadrua në fushë në minutën e 71-të, por nuk arriti ta dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë pikë, Tottenham bie në pozitën e gjashtë me 30 pikë, derisa Southampton ngritët në pozitën e 13-të me 21 pikë të tubuara.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...