Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Angel Maria Villar këmbëngul se nuk do të fajësohet nëse Spanja do të përjashtohen nga Kampionati Botëror i verës së ardhshme.
Raportet në El Pais dhe El Mundo Derpotivo të premten deklaruan se FIFA i dërgoi një letër RFEF-së, duke shpjeguar se La Roja mund të humbiste biletat e tyre në Rusi gjatë verës së ardhshme nëse qeveria vazhdon me planet e tyre për të zgjedhur një president të ri të RFEF-së.
Presidenti i larguar, Villar, dha dorëheqjen gjatë verës pas arrestimit të tij ndaj akuzave për korrupsion nga autoritetet spanjolle, me organizatën që thuhet se dëshironte të zgjedhë një pasardhës të përhershëm, përcjellë Telegrafi.
“Vetëm qeveria është përgjegjëse nëse Spanja nuk luan në Kupën e Botës”, u ka thënë fillimisht Villar gazetarëve.
“Spanja duhet të shkoj në Kupën e Botës, jo për mua, por se ata duhet të shkojnë pasi ekipi e ka fituar vet atë të drejt”.
“Unë jam ende kryetar i organizatës, jo (presidenti i tanishëm i përkohshëm, Juan Luis) Larrea. Ai po kryen vetëm detyra administrative në emrin tim”.
“Dorëheqja ime nuk ka zgjidhur asgjë dhe unë u detyrova për këtë pas arrestimit tim kur RFEF nuk kishte prova, por tani po luftoj për RFEF dhe për rend në të”.
“Nuk kam kryer ndonjë krim dhe çështja gjyqësore do ta tregojë këtë, ka shumë njerëz që po përpiqen të më varrosin”.
“Nëse unë jam kthyer në pozitën time në krye të RFEF, atëherë (presidenti spanjoll, Mariano) Rajoy do të jetë ndihmësi i Julen Lopetegui”, përfudoi me ironi VIllar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...