Gazetarja e njohur e sportit, Qeqa Krelani ka reaguar pas humbjes së Kombëtares së Kosovës nga Rumania në kualifikimet për Euro 2024.
Në një status të gjatë në Facebook, ajo ka nisur shkrimin me kritikat për futbollistin Edon Zhegrova e të cilat nuk janë të parat, shkruan Arbresh.info.
Krelani për Zhegrovën thotë se do ta merr si lojtar serioz vetëm atëherë kur ai të i tregoj arsyet e humbjeve të një pas njëshme të Kombëtares.
Ajo thotë se FFK ka probleme të shumta, teksa i kujton Zhegrovës kushtet që i vendosi përfaqësueses së Kosovës për të iu bashkuar ekipit.
Mes tjerash, Krelani nuk la pa e thumbuar edhe mbojrtësin, Mergim Vojvodën i cili pas ndeshjes ka thënë “u koftë falë që s’është gjallë Adem Jashari, se ua kish ***”.
Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të Krelanit
Kur t’me tregon z.Zhegrova me shoke sesi humb prej nje Andorre te cilen s’ke nevoje me pas trajner per mi mposhte…e besa ta mposhti une me shtiklla dhe sesi humb prej nje Bjellorusie qe kishte 17 ndeshje pa fitore mirpo fitoren e pare e mori nga ne…atehere e marr seriozisht kete lojtare me bashke lojtaret e tij. Egocentrizmi yt ne fushe a oshte problem i yti a i FFK-s.
Ju edhe Guardiolen e shashtrisni. Pranim & pasimet e topit qe i bojshit …po keto detyra te ABC-s edhe ne Ligen e Kosoves jane tejkalu si probleme.
Bile falenderojuni Xhakes e Shaqes qe dhuraten e Vitit te Ri ua beri para kohe me nje barazim falas! A e pat Xhaken sonte? Dha gol, dha asist.
Mundesisht ne ndeshjet e ardheshme me ia nis urgjent pergatitjet per nje ceremoni pensionimi per shume lojtare aty.
Keshtuqe…
Per me na bind qe e meritoni fanellen e perfaqesueses duheni qe me lojen ne fushe me deshmu qe jeni e kunderta e atyre qe iu udheheqin jashte fushes.
Per problemet e brendshme te FFK-s (e qe ka plot) po flet nje lojtare qe dikur i ka vnu kushte Kosoves qe prej U21 me kalu domosdoshmerisht ne A. Dhe ky kusht eshte vete problemi i shume potpurive te problemeve te tjera ne FFK.
A e keni vrejt sesi disa futbolliste te Perfaqesueses per deshtimet e tyre brenda 90 min loje, menjehere fillojne e permendin patriotizmin, hekat e tyre, luften, heorin Adem Jashari dhe sakrificat e popullit shqiptar.
A ka probleme Federata? Me tonelata. Mirpo arsyeja numer 1 pse ne kemi deshtu si perfaqesuese eshte sepse tipat si Zhegrova e plot disa lojtare aty, mendojne qe jane bossa te Federates ndersa Federata mendon qe jane lojtar te fushes.
Bile prej sonte, ti dhe shume rezervista te tjere nuk bon me u ftu kurr mo. Sepse tash kemi me ia ndrru emrin Kosoves prej Perfaqesueses A ne Perfaqesuese te REZERVISTAVE.
Rregulli sikur ne Abetare – Ftoni lojtaret qe kane minutazhe. Alo. Futbolli ka te bej me emer, mbiemer, fakte, STATISTIKA…Mjaft me rezervista. Mjaft me oportunista.
Edhe mos harroni qe veç me 1 prill ne jemi super perfaqesuese./Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...