Krahas trajnerit Ilir Daja, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Dinamon e Zagrebit, ishte edhe mbrojtësi i Ballkanit, Qëndrim Zyba, i cili deklaroi se skuadra është gati të japë maksimumin dhe se shpreson që t’ia dalin me ndihmën e tifozëve.
A është skuadra gati për një përballje si kjo?
Është shumë e rëndësishme që të kemi motivimin maksimal dhe të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. E dimë forcën e kundërshtarit, por shpresojmë që me ndihmën e tifozëve të bëjmë paraqitje të mirë dhe të marrim rezultatin që duam.
Çfarë ka ndryshuar nga edicioni i kaluar në grupet e Conference League?
Tani kanë ndryshuar shumë gjëra, pasi edhe kundërshtarët na trajtojnë me më shumë respekt dhe ndjekin performancën tonë të sezonit të kaluar. Ne duam të bëjmë sa më mirë, për të arritur rezultate pozitive dhe për të rritur sa më shumë koeficientin./ss
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...