Grupi i tifozëve të Kombëtares së Kosovë, “Dardanët”, sot kanë lëshuar një letër motivuese për djelmoshat e Kombëtares së Kosovës.
Vlen të cekët që Kosova ka pasur një paraqitje jo të mirë ndaj Greqisë, ku pas ndeshjes ka pasur reagime të ndryshme.
“Dardanët” me krye tifoz-grupit, Lul Berisha, kanë lëshuar një shkrim në Facebook, ku përmes këtij shkrimi, kanë kërkuar nga lojtarët që t luajnë për Kosovën dhe jo për ego personale.
Ndërsa, me këtë shkrim “thumbues” për lojtarët, kanë bërë thirrje që pesha e ndeshjeve për fanellën e Kosovës, ka kuptim më të gjerë sesa thjesht një lojë futbollit që zgjat 90 minuta, përcjell arbresh.info.
Më poshtë gjeni Postimin e plotë:
S‘ka kohë për t‘u mërzitur. Ka nevojë për rikthesë!
Të enjten, në një datë të shenjtë siç është ajo e 9 qershorit, ku përkujtojmë përvjetorin e vdekjes së njeriut simbol të futbollit tonë, Fadil Vokrrit, luajmë ndeshjen e radhës kundër Irlandës së Veriut mu në stadiumin që mban emrin e tij.
Gjenerata të tëra e kanë pasur ëndërr ta shohin topin të rrokulliset lirshëm për ta përfaqësuar vendin tonë. Një fat të tillë na ra hise ta shijojmë tek viteve të fundit.
Pesha e ndeshjeve të Kosovës ka kuptim më të gjerë sesa thjesht një lojë futbolli që zgjat 90 minuta.
Kosova duhet konceptuar si përgjegjësi e privilegj, jo përfitim e neglizhencë.
Koha e fundit t’i thërrasim mendjes dhe ndërgjegjës të gjithë, pa anashkaluar askënd, as tifozët, por në veçanti disa futbollistë. Pra, e përfshijmë edhe veten në vetëkritikë.
Grumbullimet e Kosovës nuk janë ekspeditë dhe eksksurzion, por një periudhë nga e cila kërkohet më shumë përkushtim e djersë sesa demagogji e arsyetime.
Dhe, po. Jemi duke punuar. Nuk na kanë demoralizuar rrethanat që u krijuan në ndeshjen e fund për ta lënë pas dore organizimin për ndeshjen që po vjen.
Për lojtarët një mesazh i vetëm: hyni në fushë për interesin e Kosovës, jo për ego personale.
Dashuri që nuk shterron është Kosova!. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...