Qazim Laçi dhe Ernest Muçi kanë dalë para mediave në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë, që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00. Të dy futbollistët e kanë vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe u shprehën se kjo ndeshje për ta ka rëndësinë njëjtë si një sfidë kualifikuese.
Qazim Laçi theksoi se është një mundësi e mirë për lojtarët që nuk kanë patur shumë minuta në sfidat kualifikuese, teksa u drejtoi edhe një thirrje tifozëve për të mbushur sërish stadiumin “Air Albania”.
“Situata në kampin kuqezi pas fitores me Çekinë? “Jemi pak të çliruar sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të marrë tre pikët dhe për të krijuar shkëputje në pikë përkundrejt Polonisë dhe Çekisë. Ne jemi gjithmonë me këmbë në tokë, s’ka mbaruar gjë akoma. Kanë ngelur dhe dy ndeshje për t’u kualifikuar në Evropian”.
“Vendi i parë është objektiv? Objektivi i parë ishte kualifikimi në Evropian. Tani si objektiv të dytë kemi vendin e parë dhe për atë do luftojmë”.
“Thirrje për tifozët? Nga dita e parë që kemi nisur përgatitjet për ndeshjen me Poloninë, i kemi bërë thirrje tifozëve. E ndjenim që do të ishte radha jonë kësaj here, që do të kualifikohemi në një evropian. Tani është gjë e mirë kur shikon “Air Albania” plot dhe ke besimin e tifozëve. I falënderoj shumë, besoj t’i kemi në çdo ndeshje. Kjo miqësore do të jetë gjë shumë e mirë për ne” – u shpreh Qazim Laçi.
Pas Qazim Laçit, fjalën e mori Ernest Muçi. Sulmuesi theksoi se të gjithë e kanë dashur shumë kualifikimin në Europian që në fillim të kualifikueseve. Në lidhje me duelin me Bullgarinë, I riu tha se nuk e shohin si miqësore dhe se duan të vazhdojnë festën e nisur ndaj Çekisë. Muçi ftoi edhe tifozët të shkojnë në “Air Albania” dhe ta mbështesin skuadrën kuqezi të martën.
“Afeksioni i tifozëve dhe minutat e munguara? Normal jam shumë i lumtur që marr atë lloj afeksioni nga tifozët dhe nga njerëzit që më rrethojnë. Kështu që jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj kombëtareje dhe afër këtyre çunave që më suportojnë edhe mua gjatë gjithë kohës”.
“Si e gjen veten Muçi brenda këtij ekipi? Ndihem shumë mirë. Ky ekip ka një harmoni shumë të mire mes çunave të rinj dhe lojtarëve me eksperiencë. Kjo duket edhe në fushë dhe jashtë saj sillemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Atmosfera është shumë e mirë dhe unë ndihem shumë mirë brenda këtij grupi”
“Mesazhet e polakëve, pas fitores me Çekinë? Te ekipi im edhe për fitoren që bëmë kundër Çekisë shumë nga lojtarët më thanë: Faleminderit që fituat. Edhe unë jam shumë I lumtur që tek ekipet tona kemi krijuar një lloj afeksioni. Për ne është shumë gjë e mirë”.
“Golat e bukur të Jasir Asanit, më parë i keni shënuar edhe ju? Shpresoj të ndodhë, që të shënoj edhe unë në krahun tjetër. Jam shumë i lumtur për Asanin, që po bën shumë mire. Edhe e meriton. Shpresoj që një ditë dhe unë të bëhem pjesë e kësaj”, përfundoi Muçi./fshf
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...