Carles Puyol thotë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit dhe e krediton atë për përmirësimin “në çdo mënyrë” derisa Barcelona vazhdon të jetë afër tripletës.
Barcelona eliminoi Manchester United në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Messi shënoi dy herë në takimin kthyes të së martës në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info. Ai është top golashënuesi në këtë kompeticion të këtij sezoni me dhjetë gola dhe gjithashtu kryeson tabelën e shënuesve edhe në La Liga, ku Barcelona është afër titullit të dytë radhazi.
Katalunasit do të luajnë kundër Valencias në finalen e Kupës së Mbretit në fund të muajit maj.
Puyol, ish kapiteni i Barcelonës që ka fituar tre tituj në Ligë të Kampionëve, e ka lavdëruar Messin duke e quajtur një lider të vërtetë në skuadrën e Ernesto Valverdes.
“Ai është duke luajtur në një nivel të jashtëzakonshëm”, ka thënë Puyol për Goal gjatë prezantimit të Trofeut të UEFA Ligës së Kampionëve nga Heineken në Lagos të Nigerisë, transmeton portali arbresh.info.
“Për mua, ai është lojtari më i mirë ndonjëherë në histori të kësaj loje”
“Ai e ka shfaqur këtë sezon pas sezoni dhe ju mund ta shihni se si loja e tij ka evoluar, të gjitha gjërat si u bënë ai. Ju mund ta shihni gjithashtu që është duke u përmirësuar vit pas viti me atribute të reja që i ka sjellë në lojën e tij”
“Ai është përmirësuar në çdo mënyrë dhe është duke bërë një hap përpara në nivelin personal. Ai gjithmonë ka qenë një lider në fushë, por tani ju mund ta shihni se ai është një lider si në fushë ashtu edhe jashtë saj”
“Ai është një person introvert por ju mund ta shihni se është një lider nga fronti dhe një kapiten i Barcelonës”
Messi ka shënuar 45 gola brenda 42 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet për Barçën këtë sezon dhe ka krijuar 21 asistime të tjera./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...