Vladimir Putin ka hedhur poshtë thirrjet për gratë ruse që të bojkotojnë seksin me tifozët e huaj gjatë Kupës Botërore.
Zëdhënësi i presidentit rus Dmitri Peskov hodhi poshtë shqetësimet e ngritura kur një politikane ruse ka kërkuar nga gratë ruse që të shmangin seksin me turistët e huaj, veçanërisht me ata që nuk janë racë e bardhë, transmeton portali arbresh.info
“Të gjitha vendet akuzojnë njëri tjetrin për racizëm, homofobinë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Kupën Botërore”, tha Putin para gazetarëve.
“Sa për gratë ruse, ato e dinë se çfarë bëjnë”, shtoi ai.
Politikania ruse, Tamara Pletnyova, 70 vjeç ka bërë thirrje që të shmanget seksi me të huajt, duke shtuar se gratë duhet të “bëjnë kujdes”.
Ajo paralajmëroi për fëmijë të përzier racore nga lidhje të tilla, siç tha ajo pas Lojrave Olimpike të vitit 1980 të Moskës.
Kupa Botërore që po zhvillohet në Rusi ka filluar gjatë ditës së sotme./arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...