Punë e kryer, Ronaldo drejt klubit të Manchester Cityt

15:44 | 26 Gusht 2021
KRG

Cristano Ronaldo ka shprehur interesim për të u larguar nga Juventus, andaj agjenti i tij ka filluar bisedimet me klubin anglez, Manchester City.

Gazeta “AS” ka raportuar se City tashmë ka bërë që një marrëveshje me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes për kushtet personale me  portugezin.

Ndërsa gazetari me prejardhje portugeze, Goncalo Lopes ka raportuar se transferimi i yllit portugez tashmë është punë e kryer.

Gazetari poashtu ka thënë se Ronaldo ka biseduar me Guardiolen dhe tashmë gjithçka është në duart e agjentit të tij dhe të “Zonjës së Vjetër:.

Juventus ka njoftuar se për kartonin e 36-vjeçarin kërkon 30 milionë euro por megjithatë kjo mbetet të shihet nëse klubi anglez mund të ofrojë një shumë të tillë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme