Gazetari i “El Chiringuito”, Josep Pedrerol, publikoi informacione ekskluzive që pretendojnë se Kylian Mbappe do të kalojë në Real Madrid.
Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në ditën e fundit të qershorit të këtij viti dhe që nga 1 janari 2022, francezi ka fituar të drejtën për të negociuar me të gjitha klubet e interesuara, përcjell GazetaBlic Sport.
Real Madrid e shfrytëzoi këtë dhe, sipas El Chiringuito, e përfundoi punën në vend.
Real Madrid e ka kërkuar Mbappen për një kohë të gjatë. Ata i ofruan PSG-së 200 milionë euro verën e kaluar, por francezët refuzuan.
Tani parizienët janë gjetur në një situatë ku nuk do të fitojnë asgjë nga Mbappe.
Mbappe luan për parisienët që nga viti 2017. PSG i pagoi Monacos 35 milionë euro për një huazim një vjeçar atë verë, dhe më pas e bleu atë sezonin e ardhshëm për 145 milionë euro.
Real Madrid dhe PSG takohen në kuadër të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi