Google ADS

Punë e kryer: Barcelona vendos për këtë trajner

16:43 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Trajneri i Athletic Bilbaos, Erneste Valverde është përzgjedhur për të zëvendësuar Luis Enriquen në krye të Barcelonës, shkruan Mundo Deportivo.

Spanjolli drejtimin e skuadrës zyrtarisht do ta marrë me 29 maj, një ditë pasi Barcelona do të luaj finalen e Copa del Rey me Alavesin.

Pikërisht në këtë takim, Luis Enrique do të luaj ndeshjen e tij të fundit në krye të Barcelonës, tek e cila skuadër qëndroi tre vite dhe fiti0 gjithçka ishte e mundshme.

Valverde në Barcelonë do të prezantohet javën tjetër, me të cilën skuadër do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare me formulën 2+1.

Trajneri spanjoll, në të kaluarën ka qenë edhe lojtar i Barcelonës, tek e cila skuadër kishte luajtur për dy vite 1988-90.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme