Pas Antonio Contes, Achraf Hakimi është rrugës për t’u larguar nga Interi.
Pas një sezoni të mirë në Serie A duke ndihmuar Interin që të fitojë titullin, ishi i Real Madridit do të provojë një aventurë të re, në Francë te Paris Saint Germain.
“Gazzetta dello Sport” raporton se negociatat janë mbyllur praktikisht me PSG-në dhe nënshkrimi do të mbërrijë së shpejti.
Francezët janë pajtuar të paguajnë 60 milionë euro për mbrojtësin, një shifër kjo që do t’i japë Interit qetësi pas krizës që po kalon për shkak të pandemisë.
Achraf ka pasur një vit fantastik, ka shënuar 7 gola, ka dhuruar 11 asistime në 45 paraqitje. /Gazeta Express/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...