Jose Mourinho ka siguruar detyrën e parë në futboll brenda më pak se një muaj që nga shkarkimi i tij si trajner i Manchester United.
Bazuar në një raport nga ‘Mirror Football’, ish trajneri i United, Real Madrid dhe Chelseas është emëruar si një analist për kanalin ‘beIN Sports’, transmeton portali arbresh.info.
Portugezi ishte personi prapa fillimit më të keq sezonal të United brenda 28 viteve të fundit dhe kështu hierarkia e United nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të lirojë 55-vjeçarin nga detyra e tij pas disfatës poshtëruese ndaj Liverpoolit.
Bazuar në faqen zyrtare të ‘beIN’, Mourinho do të jetë brenda në studio për ndeshjen e Arsenalit në Premierë Ligë kundër Chelseas më 19 janar.
Mourinho do të jetë gjithashtu një analist i fazës së grupeve në Kupë të Azisë në ndeshjen mes Katarit dhe Arabisë Saudite që zhvillohen më 17 janar.
Lajmi për emërimin e Mourinhos si analist në ‘beIN Sports’ përkohësisht shuan thashethemet për një rikthim të mundshëm në Real Madrid dhe në Portugali te Benfica si trajner./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...