Llapi është një ndër klubet që edhe në këtë edicion do të luftojë ‘me mish e me shpirt’ për të arritur trofe, raporton Insporti.
Skuadra nga Podujeva para nisjes së kampionatit ka bërë ndryshime të mëdha në klub ndërkohë që trajneri Tahir Batatina, ia ka lëshuar vendin Bylbyl Sokolit.
Batatina tashmë e ushtron detyrën e drejtorit sportiv te skuadra llapjane.
Trajneri i cili në vitin e kaluar është përkujdesur për deklarata bombastike në futbollin kosovar, flet për synimet e Llapit në edicionin e ri. “Synimet e Llapit janë që ta sigurojmë një biletë për Evropë dhe ta ruajmë hapin për tri pozitat e para.
Puna në ekipin tonë po shkon shumë mirë, po bëhet një punë profesionale dhe futbollistët kanë filluar që ta kuptojnë punën e trajnerit (Bylbyl Sokoli)”, ka thënë Tahir Batatina të hënën për Insporti.Tutje, Tahir Batatina thekson se Llapi synon që të bëhet sikurse Shkëndija e Tetovës.
“Në klub janë ofruar donatorë të rinj dhe shumë të fuqishëm. Mendoj se Llapi shumë shpejt do të bëhet sikurse Shkëndija e Tetovës. Këtë e besoj sepse jemi organizuar shumë mirë edhe me infrastrukturë sportive, ku jemi duke e kompletuar”, potencoi Tahir Batatina.
Në pyetjen se në cilin pozitë po ndjehet më mirë, të drejtorit apo trajnerit, Batatina deklaron:
“Punën si trajner e kam për zemër dhe e kam profesion. Punës së trajnerit i jam përkushtuar me vite për tu bërë një trajner me bagazh evropian, por edhe punën menaxheriale e njoh shumë mirë dhe jam i kënaqur deri më tash”.
Llapi ka bërë përforcime të mëdha në verë ndërkohë që sipas Tahir Batatinës, mund të ketë edhe prurje të reja në Podujevë, por ai nuk përmendi ndonjë emër.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...