Menaxheri i Leicester Claude Puel beson se mbrojtësi Harry Maguire do të mbetet në klub pavarësisht interesit të Manchester United
“Besoj në qëndrimin e Harryit për këtë sezon. Ai është lojtari më i mirë i joni”, tha Puel për Sky Sports.
“Nuk jam i befasuar me paraqitjen e tij në Botëror. Ne e kemi parë përparimin e tij gjatë pjesës së dytë të sezonit”.
“Ai ishte shumë i mirë dhe luajti shumë mirë. Nuk ishte befasi për ne ta shohim duke luajtur kaq mirë në një nivel të tillë të ndeshjeve ndërkombëtare. Natyrisht për ne ai është një lojtar shumë i mirë – po e pres me padurim sepse ne kemi nevojë për Harryin dhe po ashtu për Jamie Vardyn sepse ata janë vetë Leicesteri”.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë