Publikohet skandali i dytë në futbollin kosovar (VIDEO)

13:14 | 11 Prill 2017
Arbresh Info

Pas raportimit të skandalit me gjyqtarët dhe trajnerin kosovar, Ismet Munishi, Indeksonline tani ka publikuar një raportim ku shihet ana tjetër e errët e futbollit kosovar.

Vazhdimësia e skandaleve ka të bëj me një ndeshje të ligës së parë të futbollit kosovar. Ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe Ballkanit ishte urdhëruar nga kryetari i klubit mysafir që ti falej skuadrës vendase.

Florim Kryeziu, kryetar i skuadrës së Ballkanit e kishte porositur trajnerin e skuadrës së tij, Gëzim Hasin që para ndeshjes të kumtonte lajmin se ndeshja duhej ti falej Ramiz Sadikut.

Në një situatë të pakëndshme, të vështirë moralisht e profesionalisht, trajneri Gëzim Hasi ua kumton lajmin se kryetari ka dhënë urdhër që ndeshja duhej të lëshohej dhe se takimin duhej ta fitonte Ramiz Sadiku.

Megjithatë, Hasi nuk del nga niveli profesional duke iu thënë futbollistëve se ata të zgjedhin këtë situatë dhe nëse duan ta fitojnë lojën, atëherë le ta bëjnë këtë.

Futbollistët e Ballkanit treguan profesionalitet sportiv duke e mposhtur Ramiz Sadikun në terrenin mysafir me rezultat 1-2. Madje njëri nga futbollistët dëgjohet duke thënë se nuk do ta lëshojnë ndeshjen.

Pas kësaj fitoreje në skuadër plasën pakënaqësitë që për pasojë shpien largimin e disa futbollistëve në skuadër.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1210357239061954/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme