Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika (IFFHS) e ka renditur Superligën e Kosovës si ligën e 77 në listën e ligave më të mira në botë për vitin 2020.
Në listën prej 80 ligave, vendin e 77-të, Kosova e ndan me elitën e futbollit të Nigerisë.
Superliga e Kosovës ka 160.5 pikë në total nga kjo organizatë, derisa ajo e Nigerisë ka 165.5.
Në dy vendet e fundit renditen Angola dhe Bosnje-Hercegovina.
Sipas IFFHS-së, Serie A e ka fituar çmimin e ligës më të fortë në botë për vitin që lamë pas, nga 1 janari deri më 31 dhjetor.
Italia ka mbledhur në total 1026 pikë, duke lënë prapa Anglinë, Brazilin, Spanjën, Gjermaninë dhe Portugalinë.
Serie A e Italisë e kishte fituar këtë çmim nga IFFHS-ja edhe para 14 vjetëve.
FDH:Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë l...
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...