Ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Euro 2024 po afrohen. Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet prej ditës së hënë për të filluar përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji, të cilat janë shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt qëllimit final – kualifikimit në Evropian.
Përzgjedhësi Alain Giresse për dy ndeshjet e para kualifikuese kundër Izraelit dhe Andorrës, ka ftuar 26 futbollistë.
Tani është koha që lojtarët tanë dardanë formën e mirë që po e kalojnë në klubet e tyre ta bartin në ekipin kombëtar dhe të krijojnë një sinergji të fortë për të arritur suksesin historik.
Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00.
Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...