Trajneri i Kosovës A, Rami Hadar ka publikuar listën e gjerë të Kosovës për ndeshjet e Korrikut dhe Gushtit.
Hadar ka përzgjedhur 17 lojtarë, të cilët do të jenë në grumbullime, e më pas lista do të shkurtohet në 12, që do të mundohen të arrijnë rezultate sa më të mira në parakualifikimet e Eurobasket 2025.
Krahas viteve të fundit listës i është shtuar Lis Shoshi e Dardan Kapiti, ndërsa Dominic Artis, i është bashkuar për herë të parë Kosovës, i cili do të luajë si lojtar i natyralizuar në pozitën e organizatorit. Për herë të parë Kosovës A iu është bashkangjitur edhe Shendrit Llapi, i cili me herët ka qenë pjesë e grupmoshave të reja.
Në anën tjetër mungon Arti Hajdari, basketbollisti i cili luajti standart për Pejën kur u shpall kampione e Kosovës në edicionin 2022/23, pikërisht nën urdhërat e Rami Hadar.
Kosova është në Grupin H, ku do të luajë me Zvicrën dhe Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025.
Ndeshjen e parë Kosova e luan në shtëpi më 19 korrik, ku e pret Zvicrën, pastaj luan dy ndeshje jashtë më 26 korrik ndaj Danimarkës dhe me Zvicrën më 29 korrik.
Ciklin para kualifikues Kosova e mbyll në shtëpi më 5 gusht, ku është nikoqire e Danimarkës.
Kosova këtë vit për herë të parë ndeshjet në shtëpi do t’i zhvillojë në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën