Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi e ka finalizuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet e Grupit 10 të kualifikimeve për Kampionatin evropian, që do të zhvillohen në Sandefjord të Norvegjisë prej 6 deri më 12 tetor.
Ndeshjen e parë Dardanët U19 do ta zhvillojnë më 6 tetor kundër Norvegjisë, në orën 13:00, derisa tri ditë më pas do të ballafaqohen me Gjeorgjinë, në orën 16:00. Ndërkaq, ndeshjen e fundit të përzgjedhurit e Krasniqit do ta zhvillojnë më 12 tetor kundër Uellsit, në orën 15:00. /arbresh.info/
Lista e plotë:
KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për mani...
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian