Google ADS

Publikohet formacioni i javës së tretë në Champions League

18:15 | 24 Tetor 2024
R J

Të martën dhe të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e javës së tretë në Champions League.

Ndeshja kryesore ishte ajo mes Barcelonës dhe Bayern Munich, ku Barcelona fitoi me rezultatin 4-1. Po ashtu, Real Madridi përmbysi Borusia Dortmundin, duke fituar 5-2 pas një humbjeje 0-2.

Faqja zyrtare e Champions League publikoi formacionin më të mirë të kësaj jave, ku u përfshinë Vinicius Jr nga Reali dhe Raphinha nga Barcelona, të dy që shënuan hat-trick.

**Formacioni më i mirë:** Perin, Ristovski, Stones, Hien, Gutierrez, Minamino, Barella, Raijnders, Raphinha, Vinicius Jr, Duran./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme