Fanella e re e Paris Saint Germainit për ndeshjet në shtëpi është publikuar dhe posedon për herë të parë një sponsor që nga sezoni 2006/07.
Parisienët kanë ndarë rrugët me kompaninë ajrore me bazë në Dubai – Emirates pas 13 viteve bashkëpunim dhe tani e kanë zëvendësuar atë me zinxhirin e hoteleve franceze – Accor, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në uebfaqen Paris United, fanella e PSG-së për ndeshjet në shtëpi për sezonin 2019/20 do të qëndrojë “e errët” dhe do të ketë një logo të programit të kompanisë Accor – Accor Live Live Limitless (ALL).
Pamja ikonike kompletohet me dy shirita të bardhë dhe një të kuq në mes.
Fanella posedon edhe një dizajn mjaftë interesant për shkak se logo e klubit është printuar në formë të strukturës në të./arbresh.info/
https://twitter.com/parisunited6/status/1071407840068321280
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...