Publikohen nominimet për trajnerin e vitit, konkurrenca është e madhe për të triumfuar në fund

19:40 | 4 Shtator 2024
D.H

Tani më janë publikuar emra e të nominuarve për çmimin e trajnerit e vitit që dhurohet nga France Football.

Gjashtë trajner janë nominuar për këtë çmim i cili dhurohet natën kur ndahet edhe Topi i Artë, shkruan Arbersh.info.

Xabi Alonso, Carlo Ancelotti, Pep Guardiola, Luis de la Fuente, Gian Piero Gasperini dhe Lionel Scaloni janë emrat e të nominuarve.

Alonso drejtoi Levrkusenin drejt një suksesi historik me skuadrën që arriti të fitoj Bundesligën për herë të parë në histori të klubit, gjithashtu ai ishte fitues i Kupës së Gjermanisë dhe finalist i Europa League.

Ancelotti ishte ‘arkitekti’ i Real Madridit në suksesin e triumfit në La Liga, Champions League dhe Superkupë të Spanjës.

Guardiola triumfoi me Manchester Cityn në Premier League, fitoi edhe Superkupën e Anglisë kurse ishte finalist i FA Cup.

Ndërkohë, Luis de la Fuente arriti të shpallet Kampion i Evropës me Spanjën.

Një tjetër trajner që pati triumf me kombëtare është edhe Lionel Scaloni i cili mbrojti titullin e Copa Americas të fituar katër vite më parë, duke shtuar në sirtarin e trofeve të Argjentinës një tjetër trofe të madh.

I fundi është Gasperini i cili shkroi histori me Atalantën duke fituear Europa League, po ashtu ishte finalist i Kupës së Italisë që e humbi ndaj Juventusit.

Fituesi do të shpallet nga France Football më 28 tetor./Arbresh.info

 

Të ngjashme