PSV Eindhoven ka arritur të shënoj fitore me rezultat 4-0 ndaj Gironës në kuadër të raundit të katërt në Uefa Champions League.
Holandezët e nisin mirë ndeshjen duke shënuar dy gola në pjesën e parë, shkruan Arbresh.info.
Dy gola të tjerë ata i realizuan edhe në pjesën e dytë duke arritur fitoren e parë këtë sezon në Champions League.
Pas katër ndeshjeve, PSV është në kuotën e pesë pikëve teksa spanjollën kanë tri sosh.
Në ndeshjen tjetër, Dinamo Zagreb arriti të triumfoj me rezultat të thellë 1-4 në udhëtim në Sllovaki, ndaj Slovan Bratislavas.
Sllovakët e nisën ndeshjen më mirë duke shënuar në minutën e pestë, mirëpo kroatët reaguan shpejtë duke barazuar rezultatin pas pesë minutash.
Ndërkohë pjesën e parë e mbyllën me rezultat 1-2, dy gola tjerë i realizuan në 45 minutëshin e dytë për të dhënë vule fitores.
Kjo është fitorja e dytë me radhë për Dinamon, ku pas katër ndeshjeve kanë shtatë pikë, ndërsa sllovakët janë ende pa fitore./Arbresh.info
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...