PSG me shumë gjasa do ta lejojë sulmuesin Angel di Maria që të largohet në verën e ardhshme, kur t’i skadojë kontrata.
Me eliminimin nga Liga e Kampionëve, “Parisienët” kanë vendosur të bëjnë një ndryshim të madh në skuadër, në mënyrë që verën e ardhshme të ‘luftojnë’ për Ligën e Kampionëve.
Ka pasur raportime që argjentinasit do t’i ofrohet rinovimi, por duke marrë parasysh se nuk është duke pasur ndikim në ndeshjet e mëdha, PSG ka ndryshuar planet.
Di Maria, që në të kaluarën ka thënë se do largohet nga PSG, vetëm për klubin e fëmijërisë Rosario Central, është duke kërkuar një klub të ri në Evropë, në mënyrë që të ftohet për Kupën e Botës, ndërsa ka admirues në Seria A dhe La Liga.
Ylli i Manchester Cityt, Riyad Mahrez shihet si pasuesi i Di Maria, meqenëse Lucas Paqueta ka vendosur të qëndrojë te Lyon.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë