Paris Saint Germaini ka shënuar fitore me rezultat të thellë në ndeshjen si mysafirë ndaj Anderlechtit.
“Parisienët” mposhtën me rezultat 4 me 0 në Constand Vanden Stok rivalin e xhiros së tretë në Ligë të Kampionëve në kuadër të fazave grupore për të vazhduar formën e tyre perfekte, shkruan portali arbresh.info.
Treshja e pandalshme në front, Kylian Mbappe (3′) Edinson Cavani (44′) dhe Neymar (66′) realizuan në një gol, ndërsa për golin e katër dhe të fundit në këtë takim u përkujdes Angel Di Maria (88′).
Superylli i talentuar francez Kylian Mbappe ishte gjithashtu asistues në golin e shënuar nga Edinson Cavani një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Paris Saint Germani tani ka nëntë pikë në Grupin B dhe të sigurt biletën për fazën tjetër./arbresh.info/
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë