Google ADS

PSG trondit Barcelonën me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë

23:00 | 16 Shkurt 2021
A. B.

PSG është duke udhëhequr ndaj Barcelonës në “Camp Nou” me rezultat 3-1.

Ndeshja e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve po kalon nën dominimin e parisienëve.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, ku fillimisht shënoi Lionel Messi nga pika e bardhë, ndërsa rezultatin e barazoi Kylian Mbappe.

Në pjesën e dytë ka qenë sërish francezi i ri që ka shënuar për 2-1.

Florenzi ktheu një top në zonë, që u devijua paksa nga mbrojtja, ndërsa Mbappe shënoi me një goditje të fortë për tokë (65’).

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tretë për PSG-në.

Ishte italiani i ri Moise Kean që gjeti rrjetën për 3-1 me një goditje me kokë.

PSG po merr një rezultat shumë të mira nga ndeshja e parë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme