Google ADS

PSG triumfon ndaj Reims, Messi zhvillon 40 minuta

23:00 | 29 Gusht 2021
KRG

PSG ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Ligue 1.

Këtë herë, “Parisienët” kanë mposhtur Reims në udhëtim me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.

Ishte ylli francez, Kylian Mbappe që realizoi dy gola në këtë takim.

Fillimisht, Mbappe shënoi me kokë pas një harkimi të Angel di Maria (16′).

Pastaj, sulmuesi realizoi pas një asistimi të Achraf Hakimit (64′).

Dy minuta më vonë, Lionel Messi debutoi me PSG-në duke zëvendësuar Neymarin.

Argjentinasi provoi të ndërtonte disa aksione dhe bëri disa pasime të shkëlqyera, por nuk e kishte fatin të shënonte në debutim.

Ndërkohë, edhe ylli kosovar, Valon Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të.

Pas kësaj fitore, PSG është lider i vetëm me 12 pikë, derisa Reims zë vendin e 17-të me tre sosh./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme