Paris Saint-Germain është duke tentuar të transferojë Tiemoue Bakayokon në afatin kalimtar të kësaj vere.
Skuadra franceze e pëlqen lojën e mesfushorit që aktualisht është në huazim te Monaco nga Chelsea.
The Blues nuk e duan rikthimin e 25-vjeçarit në Stamford Bridge, andaj janë të hapur që të shesin atë në fund të këtij edicioni.
Skuadra londineze e kishte transferuar në vitin 2016 lojtarin pikërisht nga Monaco, mirëpo që nuk kishte arritur të gjente vetën.
Kështu, Chelsea e dërgoi në huazim te Milani, aty ku kishte një formë mesatare, mirëpo Rossonerët nuk e blenë kartonin e tij.
Blutë u detyruan të huazojnë atë te Monaco, aty ku është rikthyer në formë të mirë dhe PSG tani e do transferimin e tij.
Chelsea mund të lejojë largimin e tij për shumën e 20 milionë euro, derisa kishte paguar rreth 45 milionë.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...