PSG synon transferimin e Marouane Fellainit

11:27 | 23 Nëntor 2017
Arbresh Info

Paris Saint Germain raportohet se ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellaini.

Fellaini është një lojtar i favorizuar nga trajneri i United, Jose Mourinho, por reprezentuesi belg do të mbetet pa kontratë te klubi në Old Trafford në fund të sezonit aktual, transmeton portali arbresh.info.

Një numër i madh klubesh kanë qenë të interesuara gjatë javëve të fundit pasi ato janë të lira për të diskutuar me 30-vjeçarin kur merkato e muajit janar të rihapet për të bërë biznes.

Bazuar në ‘Le 10 Sport’, Paris Saint Germain i është bashkuar garës pasi trajneri Unai Emery e sheh mesfushorin si një zëvendësues perfekt i Thiago Mottas.

Fellaini ka shënuar katër herë brenda 11 paraqitjeve për United këtë sezon, megjithëse ai humbi një mori shansesh në disfatën 1 me 0 të mërkurën ndaj Baselit në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme